Po vijon që të korrë sukses në arenën ndërkombëtare filmi “Zana” me regjizore Antoneta Kastrati. Ka qenë shqiptarja Adriana Matoshi ajo që ka triumfuar në Spanjë dhe është zgjedhur aktorja më e mirë në festivalin “Mostra de Valencia” në Spanjë.
Të shumtë kanë qenë ato që kanë përgëzuar aktoren për këtë sukses. Reagimi ka ardhur edhe nga ish-presidentja Atifeta Jahjaga. Në një reagim në rrjetin social në Facebook, Jahjaga ka shkruar se çikat e Kosvës na e zbardhën fytyrën kudo që ato janë pjesë. Për suksesin e aktores shqiptare, ajo e ka shoqëruar urimin me fjalë emocionuese.
Ja postimi i plotë i ish-presidentes Jahjaga:
Qikat e Kosovës na e zbardhen ftyren kudo që ato janë pjesë – dhe kështu na bëjnë zemrat mal!
Adriana Matoshi zgjidhet aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë, për rolin e saj në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati. Adriana neve na ka dëshmuar shumë herë që është një aktore e vlerave të larta profesionale. Adriana, vazhdo kokëlartë e pathyeshëm të shkelqesh gjithmonë aty ku Ju jeni prezente.