BallinaEkonomiTransformimi i gjelbër ndihmon në ndërtimin e një bote të pastër e...

Transformimi i gjelbër ndihmon në ndërtimin e një bote të pastër e të bukur

Si një vend i madh me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh, Kina i ka kushtuar vëmendje dhe investime si kurrë më parë mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore në pesë vjetët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar, vëllimi i lëshimit të dioksidit të karbonit në Kinë për njësi të PBB-së vazhdoi të bjerë; energjia jofosile zuri 15.3% të konsumit të energjisë; më shumë se 80 qytete kanë nisur projekte pilot të lëshimit të ulët të karbonit; ndërtesat e gjelbra përbënin 60 % të ndërtesave të reja civile në qytete e qyteza … Znj. Beate Trankmann, përfaqësuesja e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kinë, theksoi në një intervistë për CMG-në se, midis 25 treguesve të zhvillimit në Planin e 13-të Pesëvjeçar, dhjetë janë të burimeve dhe mjedisit, duke zënë 40 % të numrit të përgjithshëm.

Si një nga pesë konceptet e reja të zhvillimit të Kinës, zhvillimi i gjelbër i ka sjellë vendit përmirësimin jo vetëm të mjedisit ekologjik, por edhe të cilësisë së zhvillimit. Për shembull, në pesë vjetët e fundit, industritë e llojeve të reja të energjisë, si energjia e erës dhe energjia diellore, janë zhvilluar fuqimisht, duke promovuar vazhdimisht transformimin e mënyrës së rritjes ekonomike të Kinës në të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Mundësitë e reja të investimeve vazhdojnë të krijojnë hov të ri për të stimuluar ekonominë kineze. Sipas vlerësimeve nga agjencitë përkatëse, vlera e prodhimit e ekonomisë së gjelbër të Kinës pritet të arrijë në 12 trilionë juanë deri në vitin 2025, duke zënë rreth 8 % të PBB-së, kurse deri në vitin 2035 parashikohet se do të arrijë në më shumë se 10 % të PBB-së. Shumë ekonomistë parashikojnë që hapi tjetër në zhvillimin ekonomik të Kinës do të varet kryesisht nga rritja e gjelbër ekonomike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular