“Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”. Me këto fjalë një prej autorëve të ngjarjes së rëndë me të paktën 7 viktima në Vjenë i është përgjigjur një publikimi të policisë në rrjetin social Tuiter.
Rreth orës 22:00, në distriktin e parë të Vjenës ka ndodhur një sulm me armë, nga ku raportohen të paktën 7 viktima, mes të cilëve edhe një polic.
Njëri prej autorëve të sulmit ka mbetur i vrarë, ndërkohë që tjetri është larguar.
Policia është në kërkim të autorit tjetër, qe duket se ka qenë dhe personi që i është përgjigjur policisë ne tuiter.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për një sulm terrorist apo nëse ky sulm lidhet me sinagogën aty pranë./Opinion.al