Një sulm i dyshuar terrorist ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin e Austrisë, Vjenën. Shtatë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge.

Disa pamje të postuara në rrejtet sociale tregojnë njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.

Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen.

Dëshmitarët okularë raportuan “të paktën 50 të shtëna”. Pamje të tjera tregojnë të të paktën një personi të plagosur i shtrirë në tokë përpara një lokali, ndërsa kishte gjakderdhje.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

  • foto galeri