Policia e Austrisë ka bërë të mundur arrestimin e 14 personave si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin që ndodhi të hënën në Vjenë, ku mbetën të vdekur 5 persona, mes të cilëve edhe autori i sulmit.
Mes të arrestuarve ndodhen katër shqiptarë, dy nga ata me nënshtetësi kosovare dhe 2 të tjerë me atë të Maqedonisë së Veriut.
Kujtim Kadriu dhe Arianit Fetaj nga Kosova dhe Argjend Ganiu dhe Uzeir Avdili nga Shkupi kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se kishin dijeni për sulmin e ndodhur në qendër të kryeqytetit austriak.
Sulmi terrorist u mor përsipër nga Shteti Islamik ISIS dhe ishte i radhës pas atij në Francë, ku humbën jetën 3 persona.