Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e Talo Çelës. Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale .
Sipas policisë, më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një muaj më parë u vra vëllai i tij, Bujar Çela.