BallinaKronikePas vrasjes së vëllait, i vihet eksploziv shtëpisë së Talo Çelës

Pas vrasjes së vëllait, i vihet eksploziv shtëpisë së Talo Çelës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e Talo Çelës. Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale .

Sipas policisë, më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një muaj më parë u vra vëllai i tij, Bujar Çela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular