BallinaAktualitet“Nuk luftohet Covidi me propagandë”, Spahia nxjerr mesazhet: Pacientët ndërrojnë jetë në...

“Nuk luftohet Covidi me propagandë”, Spahia nxjerr mesazhet: Pacientët ndërrojnë jetë në pritje të tamponit

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi se humbja e kohës dhe paaftësia në këtë kohë pandemie po i kushton jetën shqiptarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe mesazhet, Spahia shprehet se qeveria nuk është për të bërë sehir e numëruar viktimat, por për të vepruar, atë detyrë ka e për atë paguhet!.

“Nuk luftohet me propaganda ky virus. Mohimi dhe propaganda po kushtojnë jetë, njëlloj si mosmarrja e masave në spitalet Covid, ku një tjetër pacient sot u hodh nga kati i tretë i Infektivit! I katërti dhe ende nuk ka masa të dukshme!”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

PACIENTET NDERROJNE JETE NE PRITJE TE TAMPONIT!!!

Kriminale mungesa e impenjimit për të testuar e gjurmuar virusin Korona. Sic shihet nga ky komunikim i dëshpëruar i një grupi mjekësh të një qendre shëndetësore, vonesa edhe në bërjen e tamponit kur vetë mjeku e kërkon kushton jetë! Ky është realiteti mizerabël i dështimit të qeverisë për t’iu përgjigjur qytetarëve! Qysh prej ditës së parë, njëlloj si OBSH dhe modelet e cdo vendi në botë, kemi insistuar për testim e gjurmim, si pjesë e protokollit strikt për t’u përballur me Covid-19!

Mohimi dhe propaganda po kushtojnë jetë, njëlloj si mosmarrja e masave në spitalet Covid, ku një tjetër pacient sot u hodh nga kati i tretë i Infektivit! I katërti dhe ende nuk ka masa të dukshme!

Qeveria nuk është për të bërë sehir e numëruar viktimat, por për të vepruar, atë detyrë ka e për atë paguhet! Nuk është punë prodhimi i videove propagandistike! Nuk luftohet me propagandë ky virus!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu: si ka mundësi që nuk ju bën përshtypje kjo situatë?“

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular