BallinaAktualitetVIDEO/Shqiptari i shpëton jetën 25 vjeçarit në Angli, donte të hidhej nga...

VIDEO/Shqiptari i shpëton jetën 25 vjeçarit në Angli, donte të hidhej nga ura…

Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një të riun që tentoi të hidhej nga ura. Ngjarja ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe.

Shqiptari i quajtur Ermir Bruka ka dërguar videon në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ky i fundit e ka publikuar në Facebook me shenimin, “Akt guximi e humanizmi i shqiptarit Ermir Bruka ne Londer!”. “Shpeton jeten e nje njeriu!”, shkruan Berisha.

Ndërkohë shqiptari Ermir Bruka thotë se iu afrua djalit të ri që qëndronte mbi urë dhe nisi të bisedonte me të për ta bindur që të zbriste.

“Ishte rreth moshës 25 vjeç, djalë i ri me shumë probleme familjare. Biseduam për 30 minuta duke e mbajtur fort rreth belit. Pas bisedimit me të, në fund ai vendosi që të mos hidhej dhe të pranonte ndihmën e policisë. Kjo gjë më bëri të lumtur pasi në fund djaloshi më përqafoi dhe më tha që jam një njeri i mirë dhe më pyeti nga jam me origjinë. I tregova me plotë zemër që jam albanian, ai thjesht ma kthehu ‘Zoti të bekoftë ty dhe shqiptarët’”, thotë Ermir Bruka.

Për aktin human të shqiptarit, edhe Policia e Londrës i dërgoi një email ku e vlerësonte dhe falenderonte për gjestin që kishte bërë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular