Eksperti i Shëndetësisë, Gazment Koduzi, ngriti akuza të forta për Ministrinë e Shëndetësisë, ku tha në Çim Peka Live, se kjo ministri po fsheh numrin e viktimave të Covid. Sipas Koduzit në muajin tetor kjo ministri raportoi për 113 viktima nga Covid, ndërkohë që në morgun e QSUT po sipas tij shkuan 280 viktima.
‘Në tetor u raportuan nga Minisria e Shëndetësisë 113 persona të vdekur, ndërkohë që në morg ishin 280. Të shtunën në Sauk vdiqën 15 persona, ndërkohë që u raportuan 11.
Jemi vendi që bëjmë 4 herë më pak testime se në të gjithë rajonin.’
Kjo shifër është kundështuar nga eksperti I shëndetit public Gjergj Koja, që tha se: ‘Shqipëia ka numrin më të ulët të vdekjeve në rajon.’