BallinaBotaKissinger nxit Biden të rivendosë komunikimin me Kinën

Kissinger nxit Biden të rivendosë komunikimin me Kinën

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger i bëri thirrje Joe Biden-in të rivendosë komunikimin me Kinën dhe paralajmëroi se në rast të kundërt bota do të vuajë nga një katastrofë si Lufta e Parë Botërore.

“Në qoftë se nuk ka ndonjë bazë për disa veprime bashkëpunuese, bota do të rrëshqasë në një katastrofë të krahasueshme me Luftën e Parë Botërore,” tha Kissinger gjatë sesionit të hapjes së Forumit të Ekonomisë së Re të “Bloomberg”, duke shtuar se teknologjitë ushtarake të disponueshme sot do ta bënin një krizë të tillë “madje edhe më e vështirë për t’u kontrolluar”sesa ato të epokave të mëparshme.
“Amerika dhe Kina tani po ecin gjithnjë e më shumë drejt konfrontimit dhe po drejtojnë diplomacinë e tyre në një mënyrë konfrontuese,” tha 97-vjeçari në një intervistë me kryeredaktorin e lajmeve të “Bloomberg”, John Micklethwait.
Kissinger vlerësohet si një “mik i vjetër i Kinës”. Dekada më parë, ai punoi së bashku me udhëheqësit e atëhershëm të të dy vendeve dhe kontribuoi në përparimin e normalizimit të marrëdhënieve kino-amerikane.
“Trump ka një metodë më konfrontuese të negociatave,” tha Kissinger.
Administrata e Trump-it ka shtuar kritikat ndaj Kinës dhe ka vendosur një seri sanksionesh.
Diplomati veteran tha se dy palët duhet “të bien dakord që çfarëdo konflikti tjetër të kenë, ata nuk do të përdorin mjete ushtarake”.
Për ta arritur këtë, ShBA-ja dhe Kina duhet të krijojnë së bashku “një sistem institucional ku të caktohen disa drejtues që presidenti ynë u beson dhe disa drejtues kinezë që presidenti Xi u beson për të mbajtur kontakte me njëri-tjetrin në emër të presidentëve të tyre”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular