Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se ky dimër do të jetë i vështirë, ndërsa vaksina sipas tij, do të mund të fillojë përdorimin në muajin prill.
“Në një vaksinë nuk është vetëm efikasitetit që duhet shikuar. Kur kompanitë t’i dërgojnë të dhënat FDA-së, optimizmi do bjerë. Ka dhe diçka tjetër. Numrat vazhdojnë të rriten. Nuk e kemi vaksinën aty në cep dhe vaksinimi do fillojë nesër.
Sipas Faucit, në rastin më të mirë vaksinimi do të fillojë në prill. Shifrat janë në rritje. Që do të thotë, a mundet këtë dimër ta ruajmë veten?”- tha Alimehmeti.
Alimehmeti, në studion e “Open”, u shpreh disi skeptik në lidhje me vaksinat, duke thënë se duhet të presim.
Sipas tij, dyshimet e forta janë se pacientët që kanë marrë pjesë në provat e dy kompanive, kanë qenë të prekur lehtë nga COVID.
“Do të kemi një ulje të këtij optimizmi të dhëna nga kompanitë në konferenca. Pfizer ka një numër që duhet të vaksinohen 265 vetë që të evitohet një rast infeksioni, ndërsa Moderna e ka më të ulët. E dhëna e fortë që dyshohet është se rastet e infeksioneve nuk kanë qenë të rënda, te të dyja. Sa i përket vetë rastit, nuk kanë rëndësi rastet e reja, pro rastet rënda. Kjo është e rëndësishme, por duhet të presim dhe pak”, tha ai.