BallinaAktualitetRemdesivir shkakton probleme të rënda në veshka/ Mjeku shqiptar në Hungari: Mund...

Remdesivir shkakton probleme të rënda në veshka/ Mjeku shqiptar në Hungari: Mund të jetë fatal për disa pacientë

spot_img
spot_img

10 muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kishin dëgjuar asnjëherë për Remdesivirin. Por, ky emër që nga shfaqja e pandemisë e deri më sot u përfshi në titujt e lajmeve në tërë botën, pasi hulumtimet fillestare treguan se mund të ketë një efekt të dobishëm tek rastet e rënda të pacientëve me sëmundjen COVID-19.

Ilaçi antiviral, i cili u cilësua si medikamenti magjik, bëri që në ShBA të bliheshin të gjitha rezervat e tij. Rezultatet e një hulumtimi të botuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, treguan se kjo terapi ka ulur kohën e qëndrimit në spital për pacientët me COVID-19 nga 15 në 11 ditë.

Gilead, kompania bio-farmaceutike në SHBA, e cila e prodhon ilaçin, gjithashtu ka raportuar se pesë ditë nga trajtimi me Remdesivir ka pasur efektin e 10 ditëve në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për të rriturit dhe fëmijët e shtruar në spital.

Që prej asaj kohe Remdesivir, përdoret në shumë shtete tek pacientët e shtruar në spital në gjendje të rëndë të infektuar nga virusi SarsCov2. Edhe në Shqipëri vetë autoritetet shëndetësore kanë pranuar faktin se: “Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, i siguruar falas, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament antiviral që ka dalë për një sëmundje tjetër, por ka studime që mund të përdoret dhe në COVID dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi”.

Por hulumtimet më të fundit po tregojnë të kundërtën, Remdesiviri nuk duhet të përdoret tek pacientët e sëmurë rëndë në spital pasi efektet që ka sjellë përdorimi i tij kanë sjellë efekte anësore dhe të dëmshme në organizëm. Hulumtimi më i madh dhe më serioz (deri tani), i njohur si SOLIDARITY trial zbuloi se Remdesivir ka pak ose aspak impakt mbi kursin e COVID-19. Presidenti i Shoqatës Europiane të Mjekësisë së Shërbimit Intensiv (ESCIM), Prof. Dr. Jozef Kesecioglu tha se ‘Remdesivir tashmë klasifikohet si një bar që nuk duhet të përdoret në trajtimin rutinë te pacientët me COVID-19’. Kjo deklaratë pritet të mbështetet nga një hulumtim i ri që do të publikohet në Janar 2021, botim ky që është duke u përgatitur prej ESCIM dhe Shoqërisë së Mjekësisë së Kujdesit Kritik.

Erand Llanaj, epidemiolog i Gjenomikës dhe Nutrigjenomikës, pjesë e grupit kërkimor në Akademinë e Shkencave në Hungari tregoi në ‘Wake Up’ efektet e këtij ilaçi.

“Ajo që ka bërë ‘Solidarity Trial’ është se ka testuar të gjitha terapitë aktuale të Covid-19. Dhe rezultati ka qenë se ka nuk ka efekt ose ka pak ose aspak efekt përdorimi i të gjitha këtyre terapive.

Dua të them vetëm që duke qene në se Remdesivir bashke formulohet me një substancë inaktive që quhet ‘sulfobutyl ether betaciklodestinë’ dhe ai mund të shkaktojë insuficiencë renale.

Mund ta kuptoni logjikisht që një pacient që është në gjendje të rëndë dhe nuk është pak, është në 1 të 4 e rasteve që e shkakton.

Në një pacient që është në fazën e rëndë ose në fazën kritike, ti shkaktosh edhe një insuficiencë renale, kjo do të ishte një kontribut për të shkuar drejt fatales”, sqaroi mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular