Shqipëria ia doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë, duke u ngjitur në grupin B të Ligës së Kombeve.
Dopieta e Cikalleshit (gol i shkëlqyer me kokë në minutën e 20-të pas krosit të Memollës dhe 7 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë) e gjithashtu goli i Manajt (44’) vulosën suksesin e kuqezinjve.
Sigurisht që kjo fitore ishte e rëndësishme për djemtë tanë, të cilët në dhomat e zhveshjes u panë të entuziazmuar. Në foton e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihen lojtarët e kombëtares të cilët gëzojnë për triumfin e arritur kundër bjellorusëve.