BallinaEkonomiDeficiti buxhetor arrinin rekordin historik prej 530 milionë euro për 10 mujorin;...

Deficiti buxhetor arrinin rekordin historik prej 530 milionë euro për 10 mujorin; financat heqin dorë nga…

spot_img
spot_img

Deficiti buxhetor (diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve) ka arritur në 65 miliardë lekë për 10 mujorin (530 milionë euro), duke shënuar nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë, të paktën që nga viti 2001, kur Ministria e Financave raporton të dhënat.

Me të ardhurat që kanë rënë me 9.4% me bazë vjetore për të njëjtën periudhë, si rrjedhojë e krizës që ka shkaktuar Covid-19 në ekonomi dhe shpenzimet që janë shtuar me gati 6%, financat janë detyruar që të marrin rreth 65 miliardë lekë borxh, për të mbuluar nevojat për të kryer pagesat e ndryshme.

Gjithsesi, për 10 mujorin, është realizuar vetëm gjysma e deficitit vjetor prej 132 miliardë lekësh (rreth 1 miliardë euro), të planifikuar në buxhetin e rishikuar, për shkak të kursimit që u bë në kahun e shpenzimeve, në raport me planin, një kursim i detyruar në një kohë që të ardhurat nuk kanë shkuar sipas planit. Në buxhetin e rishikuar, parashikohej që të ardhurat në 2020-n të tkurreshin me 3% me bazë vjetore, por për 10 mujorin tkurrja është -9.4%.

Më herët, rekordin e deficitit e kishte shënuar viti 2013, me 55 miliardë lekë për 10 mujorin. Në atë kohë periudha parazgjedhore dhe më pas ndryshimi i pushtetit u shoqërua me një performancë negative të tatimeve (rënie të ardhurash, rritje shpenzimesh) si dhe me një nivel të lartë të detyrimeve të prapambetura që u trashëguan tek qeverisja e re. Deficiti buxhetor kishte shënuar vlera të larta edhe në 2009-n, në rreth 50 miliardë lekë, si rrjedhojë e shpenzimeve të larta për të ndërtuar rrugën Durrës-Kukës.

Për 10 mujorin, totali i të ardhurave në buxhet ishte 347 miliardë lekë, me një rënie prej 9.4%, ose 36 miliardë lekë (290 milionë euro), më pak se fakti i të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tkurrja e të ardhurave erdhi nga rendimenti i ulët i zërave tatimore (TVSH, tatim fitimi, akciza etj).

Shpenzimet arritën në 412 miliardë lekë, me një zgjerim prej 5.8%, ose 22 miliardë lekë (182 milionë euro) më shumë se fakti i 10 mujorin 2019. Rritja ka ardhur si rrjedhojë e paketave mbështetëse për ekonominë dhe planit për rindërtimin.

Ndonëse në rritje, në krahasim me planin e rishikuar në mes të këtij viti, shpenzimet kanë një mosrealizim të ndjeshëm. Nga 460 miliardë lekë që ishte plani i tyre, ato janë realizuar vetëm 89%, ose 48 miliardë lekë (390 milionë euro) më pak.

Plani i rishikuar i buxhetit në mes të këtij viti u konsiderua që në fillim si shumë optimist, që planifikonte rënie të lehtë të ardhurash dhe rritje të lartë shpenzimesh, por shumë shpejt, teksa të ardhurat ranë më shumë sesa pritej, financat u detyruan që të zbrisnin me këmbë në tokë dhe të tkurrnin ndjeshëm shpenzimet e planifikuara, duke ulur kështu dhe injektimin e likuiditetit në ekonomi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular