BallinaAktualitetSi ta dallojmë? Mjeku imunolog: Nëse keni simptoma nuk është grip, por...

Si ta dallojmë? Mjeku imunolog: Nëse keni simptoma nuk është grip, por koronavirus

spot_img
spot_img

Jemi në kohë virozash, është sezoni i dimrit në të cilin ato qarkullojnë shumë më shpesh dhe kanë mundësi shpërndarje më të madhe.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka treguar në këtë se periudhë se rreth 90% e rasteve dhe simptomave paralajmërojnë se njerëzit mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Genc Sulçebe: Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 koronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme. 

Edhe Covid-19 ka të njëjtin lloj transmetimi, por ku jemi tani momentalisht nuk kemi të dhëna epidemiologjike që kemi një virus tjetër, për shembull virus gripi. Nëse kemi temperaturë apo gjendje gripale është koronavirus. Duhet të jemi 90% të sigurt që kemi të bëjmë me Sars-Cov 2.

Po si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?

Genc SulçebeDuhet të kemi parasysh se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëhere edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëhere sëmundja kalon më rëndë.

Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular