Është shoqëruar në polici Aleksandër Fojleta, djali i pronares së lokalit në Shkodër ku shpërtheu. Tritoli.
Tre muaj më parë, djali i 46-vjeçares HajaFojleta ka plagosur lehtë me thikë dy persona. Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas ai u la i lirë.
Në pyetje për shpërthimin e lokalit janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.
Nuk dihet nëse shpërthimi në lokalin e 46-vjeçares ka lidhje me plagosjen me plagosjen me thikë ku është përfshirë më herët djali i saj, por policia vijon hetimet për zbardhjen e pistave.
Nga shpërthimi me tritol ditën e djeshme ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, pasi në momentin kur ka plasur lënda shpërthyese, nuk ka pasur njerëz aty pranë.