BallinaAktualitetSkandali me falsifikimin e tamponëve, Greqia merr vendimin per doganën e...

Skandali me falsifikimin e tamponëve, Greqia merr vendimin per doganën e Kapshticës

spot_img
spot_img

Pas publikimit të lajmit nga Top Channel ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke.

Kështu duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor, do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona.

Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të Covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale.

Organet greke të sigurisë janë vënë në alarm pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR. Këto të fundit shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtarësh në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare. Të arrestuarit janë  Idajet Tocka dhe Ina Veliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular