Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Gjatë diskutimeve rreth çështjes së personave të pagjetur, situata është tensionuar brenda sallës, ku deputetët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Në videon e publikuar nga mediet kosovare, shihet momenti kur përplasen fizikisht shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe deputetë të Lëvizjesh Vetëvendosje.
Video nga Kuvendi tregon qartë që pas zënkave verbale, deputeti i VV, Hekuran Murati, në mënyrë të dhunshme tërheq deputetin e LDK-se, Arben Gashi.
Ndërkohtë, vetë Murati e ka pranuar që ka qenë i përfshirë në përplasje, por ka thënë se ai ka hyrë përë “t’i ndarë”, gjë që të kundërtën e tregon videoja. Seanca u ndërpre pas kësaj ngjarje dhe pritet të fillojë në orën 15:30.