BallinaPolitikePD denoncon: Rama po përdor armën e vjetër të manipulimit të listave...

PD denoncon: Rama po përdor armën e vjetër të manipulimit të listave të votuesve, por më 25 prill do të humbë

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po përdor si armë të vjetër të tij manipulimin e listave të votuesve.

Bylykbashi thekson se pavarësisht taktikave të Ramës për manipulime listash, ai do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetarët po ankohen përdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkesë të tyre siç urdheron ligji. Shkojnë për të marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi:

Antiligji, arma e vjeteruar e Rames per manipulimin e listave te votuesve- Njesoj si në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003 kur, për t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes në listën e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e ccoi tek QSUT dhe kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranes në tjetrin, tani  Edi Rama po përpiqet të manipulojë‎ listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë.

Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetarët. Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkëse të tyre siç urdhëron ligji. Shkojnë për të marrë një certifikatë dhe e gjejnë veten të “internuar” në qytet apo fshat tjetër. Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale.

Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet ‎eper mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve. Çdo manipulim në regjistrat e gjendjes civile është manipulim i listave të zgjedhësve.

Edi Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të  bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunesit e gjendjes civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.

Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht këtë ligj me shkelje te standardeve të zgjedhjeve. Me shumë të drejte ai ngriti alarmin për këtë perpjekje për manipulim ‎të listave nga Qeveria.

Por Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frikë se humb ai përpiqet të shkatërrojë zgjedhjet‎. Pavarësisht tentativave të dëshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular