Një shpërthim më lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në Lezhë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në rrugën e Shëngjinit, ku në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.