Një vrasës i dënuar për rrëmbim, përdhunim dhe varrosje të gjallë të një adoleshenteje 16-vjeçare është ekzekutuar në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Orlando Hall, 49-vjeç, u dënua me vdekje me injektim këtë të enjte për vrasjen e adoleshentes Lisa Rene në Texas në vitin 1994.
Rene u rrëmbye nën trysninë e armës në shtëpinë e saj nga një grup meshkujsh dhe u dërgua në Arkansas.
Hall është personi i tetë që dënohet me vdekje që nga koha që administrate e Trump udhëheq vendin.
Thuhet se ai është personi i parë që ekzekutohet gjatë kohës së tranzicionit mes dy qeverive përgjatë një shekulli.