Rusia do të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit në vitin 2021 Sipas zv/kryeministrit rus, Tatiana Golikova, vaksinimi, të paktën në fazën e parë, nuk do të jetë i detyrueshëm.
“Vaksinimi masiv është planifikuar në vitin 2021. Unë doja të theksoja edhe njëherë se do të jetë vullnetar, jo i detyruar”, tha ajo.
Sipas saj, më shumë se 117 mijë doza të Sputnik V tashmë janë hedhur në treg dhe deri në fund të vitit, do të prodhohen gjithsej 2 milion doza.