BallinaBota“Pasaporta e lirisë”/ Britania gjen zgjidhjen për të bërë jetë normale në...

“Pasaporta e lirisë”/ Britania gjen zgjidhjen për të bërë jetë normale në këtë situatë pandemie

Zhvillimet të reja raportohen nga Britania e Madhe në lidhje me situatën e krijuar në ditët e fundit nga pandemia, ku fatmirësisht shifrat e të prekurve të rinj kanë nisur të ulen edhe pse në nivele të vogla.

Sipas asaj që raportojnë mediat, britanikët pritet të pajisen me një “pasaportë lirie” nga Covid, në kohën që ata do të rezultojnë dy herë negativë në testin kundër koronavirusit brenda javës.

Detajet e këtij propozimi janë ende duke u shqyrtuar nga zyrtarët që me këtë lëvizje shpresojnë të kthejnë vendin në jetën normale vitin e ardhshëm.

Për të fituar këtë “leje”, qytetarët duhet testohen rregullisht dhe pasi të marrin rezultatin negativ, do të pajisen me një dokument të cilin do e tregojnë për të qarkulluar lirisht.

Kjo certifikatë do të mund të mbahet dhe në telefon dhe do të lejojë njerëzit të jetojnë normalisht deri në nisjen e programit të vaksinimit nga qeveria. Gjithashtu ata nuk do të mbajnë maskë, do të vizitojnë të afërmit dhe nuk do të kenë të detyruar distancën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular