Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka qenë e ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku ka treguar dhe nismat që do të ndërmarrë opozita, në bllokimin e akseve kombëtare.
Pampuri tha se edhe sot do të ketë një protest simbolike përpara Kuvendit, ndërsa fokusi do të jetë protesta e orës 18:00 në 5 akse të rëndësishme rrugore që lidhin qytetet kryesore të vendit.
“Që nga momenti që kemi dalë nga Kuvendi fokusi i protestave ka qenë Tirana. Por tashmë do të kalojmë në një stad tjetër ku protestat do të zhvendosen në disa prej akseve kryesore kombëtare. Protesta do të nisë nga ora 18:00, unë personalisht do të jem në një prej akseve ku do të bllokohet kalimi i mjeteve.
Kjo do të jetë të paktën deri në 30 Qershor. Mazhoranca po mbështetet tek një opozitë false në parlament, dhe protestat tona synojnë që ti tregojnë dhe ndërkombëtarëve se vendi ynë nuk është në normalitet”, u shpreh Pampuri.
Më tej ajo komentoi edhe krijimin e partisë Bindja Demokratike, teksa tha se Patozi u larguar nga PD-ja vetëm për interesa personale, pse nuk iu dha një pozicion që synonte.
“Ata persona duhet që të qëndronin pranë PD-së në këto moment historike dhe të vijonin që të jepnin kountributin e tyre. Askujt nuk i është mohuar fjala në PD, nuk mund të iki dikush nga bindja e tij politike, vetëm se nuk është në pozicionin që do të dëshironte.
Qytetarët kanë më shumë se kurrë nevojë që të dëgjohen, kushdo që do të kundërshtonte sot Ramën, nuk mund ta bëjë dot brenda atij parlamenti, në një vend që nuk ka një gjykatë kushtetuese, që nuk ka një gjykatë të lartë. Protesta është rruga e vetme për të larguar Edi Ramën.
Partiçkat mund të ekzistojnë dhe mund të ngrihen sa herë që kanë qejf, kush politikan është pranë qytetarëve duhet të jetë jashtë atij Parlamenti”, tha më tej ish-deputetja.
Sipas saj nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet e lira, PD-ja dhe aleatët e saj do të ishin padyshim fituese, dhe do të krijonin mazhorancën e re të vendit.
“Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është shumicë, vlerësohet 10% më shumë sesa në zgjedhjet e 2 viteve më parë. Kjo është një tregues se pse zgjedhja jonë për të dalë jashtë Kuvendit është e drejtë.
Reagimi i ndërkombëtarëve dita ditës ka nisur që të ndryshojë, dhe Edi Rama po bëhet gjithnjë e më i pabesueshëm”, përfundoi Pampuri.
… [Trackback]
[…] There you can find 32775 additional Info on that Topic: startnews.news/2019/04/25/radikalizimi-i-protestave-orjola-pampuri-partickat-se-demtojne-pd-ne-smund-te-ndryshohen-bindjet-per-interesa-personale/ […]
Comments are closed.