Një peshkatar 32 vjecar është zhdukur prej ditës së djeshme kur kishte shkuar të peshkonte në zonën e currilave.
Ai është identifikuar si Silvi Prifti. I riu kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët janë alarmuar pasi janë gjetur rrobat e tij në afërsi të Currilave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet me polumbarët dhe forcat detare.
Ja njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.