Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zgjedhur zonën e Korçës për të përkujtuar Ditën e Rinisë.
Duke publikuar foto, Salianji thotë se me shtetin monopartiak dhe të bandave, dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.
Postimi:
Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!
8 Dhjetori 90 sakrifica e të rinjve ishte sublime, ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!
Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.
E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!
As vendi, Shqipëria dhe as liria e mundësisë nuk janë të trashëgueshme, ato ruhen e mbrohen çdo ditë, çdo etapë.
Për Shqiperine si gjithe Europa!