Në qendër të qytetit të Lushnjës mbrëmjen e sotme u mblodhën qytetarë e të rinj demokratë në shenjë solidariteti për protestën që po zhvillohet në Tiranë për vrasjen makabër të të riut Klodian Rasha.
Protesta nisi me marshimin përgjatë bulevardit kryesor deri në Komisariatin e Policisë ku u ndezën qindra qirinj dhe u bënë thirrje të vazhdueshme për drejtësi, largimin e ministrit Lleshi dhe ikjen e Ramës.
Në kthim pati një qëndresë të shkurtër para Bashkisë dhe në shenjë homazhi që përmbyll organizimin spontan të qytetarëve lushnjarë.
Një reagim pati dhe nga kryetarii degës së PD në Lushnjë, Saimir Koreshi i cili gjatë një prononcimi për mediat, raportohet të jetë shprehur “PD dega Lushnjë në shenjë solidariteti me ngjarjen tragjike shkaktuar nga Policia e Rendit, i bashkohet lëvizjes kombëtare për marshimin homazh me qirinj” .