BallinaKryesoreKreu i IDU mesazh Bashës për 30 vjetorin e PD: I bindur...

Kreu i IDU mesazh Bashës për 30 vjetorin e PD: I bindur se nën lidershipin tuaj Shqipëria do të progresojë drejt në BE

spot_img

Kreu i Unionit Demokrat Ndërkombëtar mesazh Bashës për 30 vjetorin e PD: I bindur se nën lidershipin tuaj Shqipëria do të progresojë edhe më shpejt drejt anëtarësimit në BE

Në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari Basha mori sot edhe urimet e kreut të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen J. Harper.
Në mesazhin drejtuar demokratëve shqiptarë, Harper shpreh bindjen se lidershpi I PD, do të çojë përpara Shqipërinë në rrugën europiane.
“Familja IDU është e sigurtë se nën lidershipin tuaj Shqipëria do të progresojë edhe më shpejt drejt anëtarësimit Europian, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, thotë kreu I IDU, Stephen J. Harper në mesazhin e tij.

MESAZHI I PLOTË I KREUT TË UNIONIT DEMOKRAT NDËRKOMBËTAR, STEPHEN J. HARPER

I Dashur Kryetar Basha,
Në pozicionin e Kryetarit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) do të dëshiroja t’ju përcjell urimet dhe përshëndetjet më të mira të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë me rastin e 30 Vjetorit. IDU është organizata lider në botë e konservativëve, Kristian-demokratëve dhe partive të qendrës së djathtë. Organizata jonë është krijuar të sjellë konservatorët e botës bashkë në mbështetje të vlerave që ata ndajnë për lirinë dhe demokracinë. Ne jemi të nderuar të kemi Partinë Demokratike në mesin tonë. Përgjatë vitesh ne kemi besuar tek PD si një mbështetëse e vendosur e lirisë dhe demokracisë në kushte shumë të vështira të të bërit politikë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat e përditshme që përballet PD si parti politike në Shqipëri. Me admirim të madh ne kemi përjetuar suksesin në rritje të punës suaj në politikë: vendi është tashmë anëtar i NATO-s, konsolidoi rrugën drejt integrimit në BE dhe lëvizjes së lirë pa viza për qytetarët Shqiptarë. Familja IDU është e sigurtë se nën lidershipin tuaj Shqipëria do të progresojë edhe më shpejt drejt anëtarësimit Europian, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët. Edhe një herë, ju lutem të përconi përshëndetjet e mia më të mira të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë. IDU do të vazhdojë të mbështesë PD përgjatë rrugës së saj, dhe ne ju urojmë suksese të mëtejshme në punën tuaj të rëndësishme për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Sinqerisht,
Rt. Hon. Stephen J. Harper
Kryetar, Unioni Demokrat Ndërkombëtar
Kryeministër i 22-të i Kanadasë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular