Një 42-vjeçar është ekzekutuar në Spanjë teksa ishte duke darkuar me partneren e tij.
D. Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur shqiptari po darkonte me partneren e tij në restorantin “The Orange Tree”.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve të policisë se vrasësi u afrua në tavolinën ku viktima po darkonte dhe e qëlloi disa herë me pistoletë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes. Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 42-vjeçari ishte një person i njohur për policinë. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me hakmarrje dhe prishje të pazareve të drogës.