BallinaKryesore20 mln euro për ish drejtuesit e UÇK/Ja përse qeveria e Kosovës...

20 mln euro për ish drejtuesit e UÇK/Ja përse qeveria e Kosovës e ndau këtë fond

spot_img
spot_img

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të akuzuarve të UÇK-së, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Këto para do të shfrytëzohen gjatë vitit 2021, derisa fondi mund të rritet edhe më tej nëse të akuzuarit nuk mund t’i mbulojnë vetë shpenzimet për avokat.

Megjithëkëtë shoqëria civile thotë se këto para duhet të ndahen barabartë për të gjitha palët, dhe jo mbi bazën e pozitave që të akuzuarit mbanin.

Me gjithë ndihmën shtetërore, familjarë të ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli gjatë së shtunës kanë njoftuar për hapjen e një fondacioni duke bërë thirrje “Përkrahje për mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;

Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Ky Fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin Veseli.

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli. Kjo iniciativë është nisur edhe nga familjarë të ish-Presidentit, Hashim Thaçi, javën e kaluar.

Për këtë Zeka i ka ftuar ata që çdo transaksion ta bëjnë publike.

Para nga qytetarët për të akuzuar të UÇK-së ishin kërkuar edhe në kohën e gjykimit të Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt në vitin 2003, për të cilët ishin grumbulluar afër 2 milionë euro. Por transfertet kishin qenë jo transparente për çka ishin akuzuar tre persona./topchannel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular