BallinaKryesorePD, Tabaku: Beton, trafik, taksa, gjoba, kjo është oferta e Veliajt për...

PD, Tabaku: Beton, trafik, taksa, gjoba, kjo është oferta e Veliajt për Tiranën në 2021

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2021.

Sipas ish-deputetes Jorida Tabaku, buxheti i Erion Veliajt është i orientuar për klientët e kryebashkiakut dhe jo për qytetarët.

Deklarata e ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku:

Këto ditë, Bashkia e Tiranës do të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm duke u orientuar tek interesat klienteliste të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe jo tek interesi i qytetarëve.

• Qyteti do të vazhdojë të jetë nën pushtetin e betonit.

• Trafiku do të vazhdojë të jetë i rënduar.

• Bizneset do të vazhdojnë të mbyten me taksa të larta.

• Parkimet do të vazhdojnë të zhduken dhe qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten për parkime nga Erion Veliaj.

• Prindërit do të vazhdojnë të shpenzojmë më shumë lekë dhe kohë për të çuar fëmijët nëpër qendra tregtare për të luajtur ose në kampe private, sepse oborret dhe lulishtet janë zhdukur nga betoni.

• Smogu dhe ndotja e ajrit do të vazhdojë të mbizotërojë në kryeqytetin gjithmonë e më pabanueshëm.

• Taksat tona të pastrimit do të vazhdojnë të shkojnë për llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës.

• Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë në çezmat tona.

Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.

Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.

60 biznese mbyllen në ditë. Papunësia është rritur me 100 mijë të papunë, por për të zbutur këtë krizë të thellë Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë në buxhet.

Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën.

Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t’i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.

Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin.

Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet.

Sot, kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.

Kulla të ngjashme do të shkatërrojnë Tiranën dhe këto kulla janë investimi i vetëm i kryebetonierit Veliaj.

Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.

Tirana do të vazhdojë të jetë si në mesjetë, pa ujë të pijshëm 24 orë, megjithëse në këto 5 vjet, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit, duke e bërë atë ndër më të shtrenjtët në vend.

Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal.

Boll më! Qytetarët nuk durojnë dot më propagandën e kreut të qeverisë dhe kopjes së tij në bashki. Është koha për të bërë ndryshimin që presin të gjithë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular