BallinaAktualitetPlotësimi i vakancave, KED diskuton nesër 2 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

Plotësimi i vakancave, KED diskuton nesër 2 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lajmëruar se ditën e nesërme do të marrë në intervistë kandidatët Aleksandër Toma, Përparim Kalo.

Po ashtu do të bëhet diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i plotë i KED:

Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Altin Binaj, Aleksandër Toma, Përparim Kalo.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë: Aleksandër Toma, Përparim Kalo.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular