E mbani Edi Ramën kur e quante një nga historitë më të mëdha të suksesit të Policisë së Shtetit në vitin 2014-2015, luftën kundër drogës.
Një histori që tashmë tregohet me gisht për keq nga raporti I OKB-së që e klasfikon Shqipërinë si vendi kryesor I origjinës së kanabisit në Evropë nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duke vënë theksin te ky raport shkruan se kjo është arsyeja përse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista, për shkak se këto 7 vite Rama ka bashkëqeverisur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
‘Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë. Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi’