BallinaKronikeSulmi me armë në lokalin e efektivit të forcave ‘Shqiponja’ në Shkodër,...

Sulmi me armë në lokalin e efektivit të forcave ‘Shqiponja’ në Shkodër, kush janë 4 të shpallurit në kërkim. Lidhja me detyrën

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.

Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular