BallinaBota"Wall Street Journal": Vaksina e SINOVAC-ut, e efektshme në fazën e tretë...

“Wall Street Journal”: Vaksina e SINOVAC-ut, e efektshme në fazën e tretë të provës në Brazil

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” njoftoi  se ka përfunduar në Brazil faza e tretë e provës së vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë kineze SINOVAC, “CoronaVac”. Rezultati ka treguar se kjo vaksinë është e efektshme, që do të thotë se autoriteti brazilian i shëndetësisë mund të miratojë vënien në përdorim të saj.

Njoftohet se Brazili është i pari vend që ka përfunduar fazën e tretë të provës së vaksinës “CoronaVac”, e cila është në eksperimentim e sipër edhe në Indonezi dhe Turqi. Një punonjës i përfshirë në provën klinike në Brazil i tha gazetës “The Wall Street Journal” se efektshmëria e “CoronaVac”-ut e kalon standardin e pranuar nga shkencëtarët ndërkombëtarë. Shkencëtarët që kanë marrë pjesë në krijimin e kësaj vaksine, bënë të ditur se efektshmëria e “CoronaVac”-ut mund të krahasohet me atë të një tjetër vaksine kundër COVID-19, që është 95 % e efektshme.
“Teksa vendet e zhvilluara po porositin një numër të madh vaksinash nga kompanitë farmaceutike perëndimore, vendet në zhvillim i mbajnë shpresat te Kina,” komentoi “The Wall Street Journal”. “CoronaVac”-u pritet të bëhet ndër vaksinat e para që miratohen për përdorim në Brazil, këtë vend latinoamerikan që është goditur rëndë nga pandemia. “CoronaVac”-u mund të ruhet në frigorifer standard në temperaturë prej 2-7 gradësh, gjë që krijon lehtësi për transportimin dhe rezervimin e tij në vendet e rajonet në zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular