Një person ka rënë nga tabja e kalasë së Beratit pasditen e sotme, rreth orës 14:00.
Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Beratit duke njoftuar për incidentin.
Personi, identiteti i të cilit nuk dihet thuhet se ka ngecur në një shkëmb. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësit.