BallinaSportMariglen Mhillaj po "çmend" superioren! Tetë gola në tre ndeshje, te Dinamo...

Mariglen Mhillaj po “çmend” superioren! Tetë gola në tre ndeshje, te Dinamo ka një “bomber race”

spot_img
spot_img

Dinamo ka bërë një ndryshim të madh këtë sezon, duke organizuar çdo sektor të klubit, por kuptohet që fokusi është tek ekipi i parë, që kërkon rikthimin në Kategorinë Superiore. Blutë kryesojnë Grupin A, falë organikës së pasur dhe kualitetit që kanë. Veç lojtarëve të afirmuar, në radhët e Dinamos janë edhe disa të rinj të talentuar, mes të cilëve po spikat sulmuesi Mariglen Mhillaj. Në mungesë të minutave te skuadra e parë, ku konkurrenca është e fortë, 19-vjeçari po udhëheq Dinamon U-21 me golat e tij, 8 në 3 ndeshje.

Shifra të një “bomberi race”, si ata që Dinamo është krenuar ndër vite. Administratori i bluve, Ermal Barushi, e konsideron një zbulim të tijin dhe beson se shumë shpejt ai do të jetë protagonist edhe me ekipin e parë. Dinamo U-21, e drejtuar nga trajneri Bledi Kadiu, kryeson grupin e saj me 13 pikë, ndërsa Mariglen Mhillaj, një lojtar me parametra fizikë të admirueshëm, është pika e referimit në sulm. Ai ka kontratë 3-vjeçare me blutë, trajneri Fabricio Kamarata e ka ndjekur gjatë ndeshjeve të fundit dhe me siguri do të rezervojë minuta edhe për të në kampionat.

“Golat? Kërkoj gjithmonë nga vetja të shënoj sa më shumë, deri në momentin kur mbaron loja. Jap gjithçka në fushë, kam shënuar 8 gola në 3 ndeshje në kampionatin e U-21, tani pres momentin që të tregoj të njëjtën gjë edhe tek ekipi i parë. Dinamo ka si synim të dalë kampione, si me ekipin e parë, ashtu edhe me 21-vjeçarët. Kam bindjen e plotë se është viti i Dinamos. Do të vazhdoj të shënoj dhe të bëj më të mirën për ekipin. Shpresoj shumë që Dinamo të shkojë në vendin ku i takon, në Superiore”, ka thënë shkurt për “Panorama Sport” sulmuesi i ri dinamovit, Mhillaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular