Mjeku, Ilir Allkja, është thirrur këtë të enjte në drejtorinë e QSUT me motivacion për rishikimin e kontratës së punës, por sipas tij i është pyetur vetëm për deklaratat e tij publike në lidhje me sistemin shëndetësor. Allkja gjithashtu tha se nëse do të penalizohet, do ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij.
Deklaratat e shumta në medie, për gjendjen e sistemit shëndetësor, mjeku i Urgjencës Ilir Allkja është thirrur në një takim në drejtorinë e QSUT.
Megjithës motivacioni për takim ishte për rishikimin e kontratës së punës në takimin 30 minutësh me Allkja thotë se në asnjë moment nuk u diskutua për këtë çështje
“Nuk u fol fare për kontratën e punës, këtë mbrëmje e kam gdhirë në punë. Shkova në një zyrë hetuesie dhe mu kërkuan sqarime rreth disa komunikimeve me median, pse është folur për testimet, infektimet, të sëmurët në ambulanca.”
Ai tha se ndihej në presion nga e gjithë kjo situatë, por pavarësisht kësaj nuk do të ndalet për të thënë të vërtetën me të cilën përballën gjatë orëve të punës.
“I mirëkuptoj tyë gjithë mjekët e rinj që janë dukë mësuar gjermanisht fort për të ikur nga ky vend pasi është një vend që në kushtet e tanishme të ofron mundësi të pakta. Këtu mjeku jeton dhe punon nën presion.”
Vendosur përballë kësaj situate, Allkja thotë se tani kupton më së miri se arsyen përse mjekët e rinjë zgjedhin të largohen jashtë vendit.
Mjeku gjithashtu thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët e nevojshmë ligjore nëse ndaj tij do të ketë penalitete.