Gazetari i njohur Arjan Çani duke folur për kolegun e tij Çim Peka, lidhur me shpalljen e Albin Kurtit si personazh të vitit nga media e tij, ka thënë se e meriton, por nëse do ishte shtetas kosovar nuk do e votonte.
Kjo për dy arsye, miti që është krijuar për të dhe politika majtiste që ai përfaqëson.
Çani tha se në Kosovë duhet të rrëzohet miti i krijuar për Kurtin dhe se e tremb e majta radikale që ai përfaqëson.
Çani: Nuk e mbaj kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time, por megjithatë them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë unë nuk do e votoja po të isha shtetas kosovar. S’do e votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj që ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale, mua më tremb kjo ndaj s’do e votoja.