Tregu kinez mbetet “shtylla më e rëndësishme” e industrisë botërore të automobilave, në veçanti për prodhuesit gjermanë, sipas një raporti të botuar të mërkurën nga kompania këshillimore Ernst & Young (EY).
Pjesa e Kinës e shitjeve globale nga prodhuesit gjermanë të automjeteve në tremujorin e tretë u rrit nga 35.7 për qind në 39.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të njël viti më parë, sipas EY-së. Gjatë valës së parë të COVID-19 në tremujorin e dytë, 51 për qind e të gjitha automjeteve të reja nga prodhuesit gjermanë shkuan për klientët në Kinë.
Tre prodhuesit kryesorë gjermanë të automjeteve “Volkswagen”, “BMW” dhe “Daimler” përfituan në një “masë mbi mesataren” nga rimëkëmbja e tregut në Kinë pasi shitjet e tyre në tremujorin e tretë u rritën me 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, vuri në dukje EY.
Në të njëjtën kohë, shitjet e prodhuesve gjermanë të automjeteve në Evropën Perëndimore ranë me 4 për qind dhe ishin madje më poshtë se shifra prej 14 për qind në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të EY-së.
Pas një rënieje masive në të ardhurat globale si dhe shitjeve në tremujorin e dytë për shkak të krizës COVID-19, bizneset e 17 grupeve të automjeteve të analizuara në të gjithë botën ishin “dukshëm më mirë” në tremujorin e tretë, sipas raportit.
Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, prodhuesit botërorë të automjeteve ende nuk kishin arritur nivelin e vitit të kaluar, zbuloi raporti. Përsa u përket të ardhurave dhe shitjeve, prodhuesit e automjeteve ishin 5 për qind nën nivelet e para krizës.