Flasin familjarët e Josif Kavajës 45 vjeçarit i cili para 3 ditësh hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe u fsheh në pyll, ndërsa u arrestuar më 25 dhjetor pas 16 orësh arrati.
Në një intervistë për Report Tv , Vanthie Muça motra e Kavajës thotë se konflikti ka nisur mes tij dhe një bariu që i kishte ngrënë misrin por dhe sepse ai i kishte lekë borxh. Kavaja i shiste misrin bariut por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët. Konflikti mes tyre ka nisur ditë më parë. 45 vjeçari kishte qëlluar ndaj bariut dhe të njëjtën gjë kishte bërë dhe ai duke ia kthyer po mer armë. Ndër të tjera e motra thotë se 45 vjeçari ditët e fundit nuk ka qenë mirë, por ishte i stresuar dhe shkak siç thotë ajo është bërë pikërisht bariut që lëshonte bagëtitë të hanin të mjellat e Kavajës. Mes lotësh ajo tregon dhe bisedën e fundit me të vëllanë të cilin e kishte pyetur se çfarë e shqetësonte por ky i fundit i ishte shmangur duke mos i treguar asgjë.
Familjarët shprehen se djali i tyre ishte person i mirë dhe se në momentin që e kane plagosur ka dashur të dorëzohet por forcat RENEA e kanë plagosur me 2 plumba. Ndërsa për arsenalin e armëve ata se nuk kishin dijeni që Josifi i mbante në shtëpi, ndërsa shtojnë se arsenalin e armëve i ka marrë te depot e ushtrise kur u hapën ateherë.
“Edhe për bariun që flasin prindërit e mi i ka rënë në qafë dy tre herë. Se kam qenë verës, i kishin ngrënë misrin sapo e kishte mjellë, edhe i foli babait i tha ti se shikon se më kanë ngrënë misrin, mirë tokën ma hani por tokën që kam djersën e lekun. Ai të vijë të më thotë sy për sy se ai i a kishte ngrënë vetë misrin. Këtë herën e fundit ka 3 javë që ska qenë mirë, shumë i stresuar, siç e shikoni është duke mjellur bimë mjekësore të gjitha bimët tua tregoj të gjitha. Bagëtitë i ka dele lopë, shiko sa mullarë bari ka. Këto 2 javë ai u agresu edhe me prindërit , se prindërit iu dhimben dhe nuk e thonë por duhet ta thonë të vërtetën siç është se nuk ka qenë mirë nga gjendja mendore këto 2 ose 3 javë .
Dhe kur erdhi te unë i thashë o vëlla smë dukesh mirë të dhemb dicka, po tregoi motrës. e mu largua smë tregoi, do iki në shtëpi. Po prindërit e ndihmojnë sa herë. Këto 2 javë u agresu më shumë me atë bariun se i kishte dhe borxh, ata i kanë 1 milion e gjysmë, se nëna thotë 400 por ata i kanë më shumë. E kam dëgju vëllain që thotë më kanë marrë misrin e ua kam dhënë se kam gjithë atë misër ama mos të ja japin djersën kanë hyrë në gjynah me të dhe tia japin lekun një për një se nuk ia lëmë.
Duhet të ishim ankuar im vëlla duhet të ishte ankuar për këtë bari. Unë kam qenë dhe vetë prezente që i ka ngrënë misrin dhe grurin. Sherri ka nisur për të dyja, edhe borxhin që i kanë marrë misrin dhe si kanë dhënë borxhin, por edhe që ka futur bagëtitë te prodhimet. Se ai i ka mjellë dhe me dore, ka mbjellë hasëll dhe me dorë, por ata vijnë dhe ia hanë. Nuk është e drejtë vëllai duhet të ishte ankuar për këtë edhe për birxhin por edhe që vijnë dhe i hajnë prodhimet bujqësore”, tha ajo.
Kavaja është një emigrant i rikthyer në vendin e tij. Pas 10 vitesh në emigrim në Greqi dhe 7 në Agli ai siç thotë e motra ishte rikthyer në vendlindje me mendjen për mos emigruar më dhe kishte vendosur që të punojë, me bagëti, lopë, pula për të tregtuar më pas të gjitha prodhimet bio.
“Së fundmi ai merrej me bagëti lopë ka dele pula të gjitha prodhimet bio i ka në vendin e tij dhe këtu thoshte do punoj nuk iki në vend tjetër. Jam shumë e indinjuar për këtë që ndodhi. Vëllai im ka qenë 10 vjet në Greqi dhe nja 7 vjet në Angli. Është shumë punëtorë dhe atje ku ka qenë ka punuar me djerësë. pati një depresion të thellë kur erdhi por i hyri punës këtu në vend të tij. Ne u larguam të gjithë por nuk donim që ta linim vendin sepse ky është vend prodhues dhe tokat që ka ky vend si ka asnjë tjetër. Dhe thoshte se do punoj në vendin tim do ndreqem dhe me një nuse dhe do të punoj në vendin tim sdo iki më atje. Dhe duart e tij siç e shikoni ka mbjellë ullinj, pemë frutore, ju a tregoj, ka 10 vjet që punon këtu dhe i është përkushtuar dhe thotë nuk iki. Ka bagëti lopë ka dele pula të gjitha prodhimet bio i ka në vendin e tij dhe këtu thoshte do punoj nuk iki në vend tjetër. Grurë misër, të gjitha tokat i mbillte, Ka marrë dhe toka me qera dhe i mbillte dhe ka shitur të gjithë prodhimet e zonës”, shton ajo.
Ndërsa shpreh revoltën për këtë ngjarje e motra e Kavajës thotë se shteti duhet t’u japë kurajo njerëzve si ai, që është aq i përkushtuar ndaj bujqësisë.
“Shteti duhet tu japë kurojo njerëzve punëtorë si im vëlla që rri e jeton këtu sepse është në të mirën e të gjithëve ne, ne jemi të revoltuar sepse dhe unë kam qenë në kurbet në Greiq se i jam përkushtuar punës. Vete i bëj të gjitha vete. dhe ai i ka mbjellë të gjitha me duart e veta“, thotë e motra.
Gjithçka nisi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte. Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën. Kavaja ka qëlluar 12 herë drejt policisë. Më pas, ai është larguar nga banesa e tij dhe shkoi në drejtim të pyllit. Gjatë të shtënave me armë është kundërpërgjigjur edhe RENA duke e plagosur në barkë dhe në këmbë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi municione, 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.