Momente paniku gjatë një ndeshje futbolli në Portugali, ku një lojtar ka pësuar arrest kardiak në fushë, duke rënë pa ndjenja mëngjesin e kësaj të diele.
Ngjaja ndodhi ndërsa po luhej ndeshja mes dy skuadrave portugeze në ligën e tretë, Alverca dhe Uniao de Almeirit, kur lojtari Laex Apolinaro, 24-vjeç, u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Loja u ndërpre dhe ai u dërgua menjëherë në spital. Sipas mediave portugeze, gjendja e tij është e rëndë dhe se orët në vijim janë vendimtare për jetën e tij.