BallinaBotaNjë kokë derri dhe ‘gjak’ para shtëpisë, tmerrohen udhëheqësit republikanë e demokratë...

Një kokë derri dhe ‘gjak’ para shtëpisë, tmerrohen udhëheqësit republikanë e demokratë në SHBA

spot_img
spot_img

Mediet amerikane thanë se vandalët shënjestruan shtëpitë e udhëheqësit republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfrit” ishte shkruar në derën dhe dritaren e shtëpisë së zotit McConnell në Louisville të Kentuckyt.

Media lokale raportoi se një kokë derri dhe gjak i rremë ishin lënë para shtëpisë së zonjës Pelosi në San Francisco me 2 janar.

Shtëpitë u vunë në shënjestër pas debatit mbi një ndihmë për përballen me COVID-19.

Një paketë ndihmash prej 900 miliardë dollarësh u miratua më në fund në prag të Krishtlindjes, kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët miratoi një rritje të ndihmës nga 600 në 2 mijë dollarë.

Por Senati i udhëhequr nga republikanët nuk e miratoi rritjen, me gjithë thirrjet e furishme për ta bërë këtë nga presidenti Donald Trump.

Zoti McConnell i quajti mbishkrimet një “zemërim radikal” dhe shtoi se “vandalizmi dhe politika e frikës nuk kanë vend në shoqërinë tonë”./ VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular