Nëntë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.
Sipas “abc news”, aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku është përplasur një makinë me furgon me pasagjerë, ndërsa disa prej personave të plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë zjarrfikësja po punon për nxjerrjen e të plagosurve, që kanë mbetur të bllokuar në automjet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.