Shtatë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë enjë aksidenti të rëndë që u regjistrua në aksin Elbasan Metalurgji.
Në aksident u përfshinë një mjet tip furgon dhe një makinë tip Volkswagen, ndërsa sikurse duket nga pamjet e publikuara nga “Panorama”, automjeti është shkatërruar tërësisht nga përplasja.
Në furgon udhëtonin disa qytetarë, të cilët po ktheheshin nga një guidë në juglindje të vendit, me rastin e festës së ndërrimit të viteve.
Personat që ishin në makinën tip Volkswagen u bllokuan brenda kabinës për shkak të copëtimit të makinës, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.