BallinaBota"New York Times": Kina ne nje situate normale pas -pandemike

“New York Times”: Kina ne nje situate normale pas -pandemike

spot_img

Më 5 janar gazeta amerikane “New York Times” publikoi një artikull, ku thuhet se në një botë kaotike prej pandemisë së COVID-19, Kina ka ofruar versionin e saj të lirisë.
Në artikull theksohet që teksa shumë vende po vuajnë tani prej epidemisë, Kina që u godit e para prej saj, është bërë një nga vendet më të sigurta në botë. Qysh nga fillimi i nëntorit 2020, numri i rasteve ditore të konfirmuara të COVID-19 në ShBA është më i lartë se numri i përgjithshëm i rasteve në Kinë në mbarë vitin 2020. Në Kinë jeta tani i ngjan “gjendjes normale” në botë para epidemisë. Në restorante e lokale ka plot njerëz dhe në dyqanet e mallrave luksoze njerëzit rrinë në radhë të gjata.
Sipas artikullit, kjo epidemi ka ndryshuar perceptimet e shumë njerëzve, duke përfshirë edhe konceptin për lirinë. Në vendet perëndimore, disa njerëz kritikojnë që kinezët nuk kanë liri, por në fakt ata mund të ecin lirisht dhe të kenë një jetë normale. Në një vit me epidemi, shumë njerëz në botë e adhurojnë këtë formë bazë të lirisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular