Kamza nuk u përmbyt këtë vit. Ky fakt është i konstatueshëm në terren dhe ndërkohë kjo konfirmohet nga vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili duke shoqëruar me foto investimin e kryer shkruan në rrjetin social FB në faqen zyrtare: – “Falë këtij investimi, i cili u bë i mundur me mbështetjen e qeverisë, ku u realizuan 3.9 km kanalizime me standarte bashkëkohore sot në zonat e lagjes 4, 3, 2, 1, në Bathore, Frutikulturë, Zall-Mner nuk kemi patur përmbytje! Me investimin e kryer mer fund ankthi i përvitshëm i banorëve të këtyre zonave, të cilat për 30 vite u lanë në harresë!”. Eshtë ky një investim i rëndësishëm për qytetarët e Kamzës teksa çdo vit reshjet e shiut vërshonin brenda banesave të tyre.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka qenë në krye të punëve publike duke inspektuar punimet që janë kryer duke kërkuar cilësi, por dhe intensitet për të ardhur deri në këtë ditë, me qëllim që shirat e vjeshtës të mos e gjenin bashkinë të papërgaditur dhe banorët të mos ndienin më frikën e çdo viti teksa nisin shirat. Pas 30 vitesh rrezik epidemie, tashmë falë mbështetjes së qeverisë, përfundoi ky investim shumë i rëndësishëm prej 3.9 km kanalizime me standarte tërësisht bashkëkohore!
Bashkia Kamëz sot nuk po mjaftohet si më parë thjesht me një pastrim kolektori. Tashmë që punimet kanë përfunduar banorët janë të qetë sepse shtëpitë e tyre nuk do të përmbyten më.