BallinaAktualitetAksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit/Gazetarja e njohur: Trajleri e ka...

Aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit/Gazetarja e njohur: Trajleri e ka marrë trupin e saj disa metra me vete

Emisioni “Shqipëria Live” solli në vëmendjen e publikut aksidentin e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Portin e Durrësit, ku humbi jetën një 25-vjeçare. Artenida Haskasa u përplas nga një trajler që sapo kishte ardhur në port.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të 7 janarit, kur drejtuesi i trajlerit me origjine nga Malisheva përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit.

Aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit/ Gazetarja e

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ishte gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, e cila dha disa detaje në lidhje se si ka ndodhur aksidenti fatal. Sipas saj, moti i keq ka ndikuar në këtë aksident.

“Moti i keq ka ndikuar në këtë aksident. Ajo ka qenë në shërbim të enjten dhe kur ka ardhur trajleri. 25-vjeçarja ka shkuar që të hapë traun. Është afruar për të hapur traun që të kalojë trajleri. Pasi ka hapur traun, ajo ka kaluar para trajlerit, ndërkohë kamionisti është nisur dhe fushëpamja e tij mesa duket nuk e ka lejuar që të shohë 25-vjeçaren.  E ka marrë trupin e saj me vete disa metra”, tha gazetarja e njohur.

Aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit/ Gazetarja e

Qyrfyçi shton se duke qenë shi dhe erë, 25-vjeçarja ka nxituar për të kaluar menjëherë për t’u futur në strehë.

E pyetur në lidhje me shoferin, gazetarja tha se “ai është 39 vjeç dhe me eksperiencë në fushën e drejtimit të mjeteve të rënda”.

“Ka qenë një aksident fatal, i padashur nga askush”, përfundoi gazetarja.

Aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit/ Gazetarja e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular