Pamjet video nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme mes dy automjeteve përballë ambasadës italiane, janë bërë publike.
Automjeti tip “BMW” është me shpejtësi dhe merr para “Skodën” duke e çuar disa metra më larg, shumë pranë sporteleve të ambasadës.
Aksidenti ndodhi sapo dy mjetet kanë dalë nga semaforët tek kryqëzimi i TVSH-së. Gjendja e shoferit të Skodës është jashtë rrezikut për jetën pasi mjeti u godit nga ana e pasagjerit
Ndërsa në automjetin tip BMW po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.
© SYRI.net